Erdogan: “Nëse ky popull ka unitet, nuk ka problem dhe pengesë që të mos e kalojë”

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e lançimit të mega-projektit për dërgimin e ujit nga Turqia drejt Qipros, nën detin Egje vuri në dukje rëndësinë  e këtij projekti dhe rikujtoi se Turqia në dy ditë po përjeton dy suksese të mëdha. “Dje përjetuam një sukses në qiell, nërsa sot të njëjtin sukses po e përjetojmë këtu me këtu” tha ai në fjalën e tijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vazhdim të fjalës së tijë Erdoğan tha: “Ky popull ka kaluar anijet përmes tokës. Ky popull ka kaluar trenin poshtë detit. Ky popull tani me anë të një projekti të mirëfilltë po kalon 107 kilometra sistem tubacioni poshtë detit. Falenderimi i takon Allahut sot po bëhet dhe rrjedhja e parë. Ky popull vitin e ardhshëm hap tunelin “Avrasya” i cili po ndërtohet poshtë detit. Nëse ky popull bëhet një, i gjallë, i bashkuar dhe nëse hecën i vllazëruar si dhe nëse i gjithi bëhet Turqi nuk ka problem dhe pengesë që të mos e kalojë”.

Këto janë frutet e punës që ne i kemi nisur që në kohën kur un isha Kryeministër tha Erdoğan në vazhdim shtoi duke thënë se puna e palodhshme bëri që të dërgojnë ujin e Turqisë në Qipro dhe se në sajë të këtij projekti Qipro ka rezerva uji për 50 vjet.

Erdoğan në fjalën e tijë nënvizoi faktin se me anë të terrorit etnik këto lloj investimesh nuk mund të bëhen. Ndërkohë në vazhdim të fjalës së tij ai bëri thirrje për një reagim ndaj zhvillimeve të fundit dhe një pasqyrim të këtij reagimi në kutitë e votimeve të 1 nëntorit.

Ai kritikoi ata politikanë që po mundohen të largojnë Turqinë nga politika e shërbimit dhe po mundohen të bëjn një puç mbi të ardhmen e vendit. Në vazhdim Erdoğan tha: “Sa herë që Turqia është futur në rrugën e zhvillimit ekonomik, demokratik dhe është bërë gati për të kaluar shkallë të rëndëishme në këtë drejtim përpara i kanë dalë pengesa të ndryshme. Këto pengesa herë herë kanë ardhur përmes terrorit, herë herë përmes puçeve ushtarake dhe herë herë përmes puçeve sociale ku me anë të të cilave janë munduar të largojnë popullin tonë nga synimi i tyre i vërtetë”.

Në vazhdim Erdoğan vuri në dukje se populli turk është në gjendje të kalojë situata si kjo dhe rikujtoi se Turqia gjatë këtyre 12 vitesh ka kaluar në reformat më të mëdha në historinë e Republikës. Në vazhdim Erdoğan u shpreh: “Zhvillimet e fundit po mundohen ti ndalojnë me sulme terroriste të cilat në muajt e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme. Këto sulme i bëjnë organizata të cilat marrin forcë nga gjendja e kaosit në vendet për rreth.Un besoj dhe e di që populli jonë është në gjendje ti bëjë ballë situatave të tilla.

Më tej Erdoğan nuk la pa kritikuar edhe partitë politike të cilat janë pengesa më e madhe në luftën kundër terrorizmit. “Nëse ne bëhemi një, bashkohemi me parti politike, shoqëria civile dhe mediat jam i bindur që organizatat teroriste nuk mund të bëjnë asnjë gjë” u shpreh ai në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button