Ne edhe pastat e dhëmbëve i gjuajmë në kufi, ndërkaq Mijallkov kalon me pistoletë

Ti do të harrosh që t’i ndezësh dritat përderisa je duke vozitur, ose ta lidhësh rripin e sigurisë dhe nuk ka ikje- policia nuk punon më me paralajmërime. Do të vozitësh me goma të verës në dimër, do të dënohesh. Do të ndezësh fishekzjarr në protestë, do të fitosh dënim për piroteknikë të ndaluar. Ose më e keqja: do të zënë breshkat në protestë dhe do t’i fitosh 30 ditë në Shutkë.

Por, kur bëhet fjalë për Mijallkov, atëherë ligjet nuk vlejnë. Si të kishte harruar se cilat çorape i ka të veshura sot, ashtu ka harruar se mban pistoletë në valixhen e tij. Ka aq shumë pistoleta saqë nuk e di se cilin ku e ka.

Prapë, ligji është ligj! Bartja e palejuar e armës dënohet me 1 vjet burg në Maqedoni, (sipas të gjitha gjasave), aq është edhe në Serbi apo në Kroaci! Mijallkov e ka rrezikuar sigurinë e qindra njerëzve që kanë qenë në aeroplan, ka mundur ta kidnapojë apo ta rrëzojë.

Përfundimisht, çfarë drejtësie është për të gjithë ne që patjetër duhet t’i zbathim çorapet nëpër kontrollet kufitare në aeroport? Që patjetër duhet t’i gjuajmë pastat e dhëmbëve sepse “rregullat janë të qarta”, se nuk duhet të bartim mbi 100 ml. lëng në aeroplan, ose ato me impiant metalik me vete që janë të zhveshur gjerë në lëkurë në çdo detektor metali?

Ose nëse bëhet fjalë për ndonjë të pasur që vjen në VIP sallonin, atëherë kontrolli kufitar nuk është i domosdoshëm? Do ta sjellin dy limuzina, dhe askush s’do ta kontrollojë, ashtu?

Sido qoftë, ligji është ligj, ka dëshmi, ka pistoletë, ka dëshmitar, ka pranim të kryerjes së veprës penale. Ju lusim ta respektojmë ligjin.

Ligji për bartje të armës pa leje
Ligji për bartje të armës pa leje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button