Në marshim do të dalin edhe nxënësit e shkollave të mesme të Kumanovës
Plenumi i Nxënësve të Shkollave të Mesme nga Kumanova, nëpërmjet grupit të tyre në rrjetin social Facebook, kanë paralajmëruar protestë për të mërkurën më 22 tetor, për shkak të sjelljes injoruese të institucioneve ndaj kërkesave të tyre dhe reformat e këqija në arsim.
Vendtubimi për marshin e parë të nxënësve të shkollave të mesme në Kumanovë do të jetë në oborrin e gjimnazit “Goce Dellçev”, në ora 12:30.
“Bëni diçka për dobinë tuaj, për të gjithë ne në përgjithësi, bashkohuni në turmën e të rinjve në rrugët e Kumanovës, dhe ngriteni zërin kundër reformave të këqija, sepse nuk bëhet fjalë për diçka që është e huaj, PËR ARSIMIN BËHET FJALË!”, thuhet në thirrjen e Plenumit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.