BE: Ura mbi Ibër lirohet nesër

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se nesër do të lirohet ura mbi Ibër në Mitrovicë dhe po ashtu do të fillojnë punimet për riparimin e urës.
Kjo zyrë nëpërmes një komunikate ka shuar zërat se kur do të lirohet ura në Mitrovicë.

“Revitalizimi i urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth saj do të nisë nesër pasdite, më 17 tetor, ashtu siç është paralajmëruar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Më tej njoftohet se gjatë kohës së revitalizimit, njëra anë e urës do të jetë e lirë për kalimtarët, që lëviznin nga të dy anët.

Samuel Zhbogar, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së ka çmuar durimin e të dy palëve, duke u ndalur me theks të veçantë tek kryetarët Agim Bahtiri e Goran Rakiq për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre të treguar gjatë ditëve të kaluara, transmeton Koha.net.

“Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me këto dy komuna gjatë gjithë procesit për të monitoruar dhe rishikuar zhvillimet. Ajo po ashtu do ta informojë publikun e Kosovës për çështjet përkatëse”, shkruan më tej në komunikatë.

Ky revitalizimi është paraparë me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes, të arritur më 25 gusht të këtij viti në mes të Prishtinës dhe Beogradit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button