KMB-ja, diskutoi për incidentet ndëretnike në vend

Incidentet ndëretnike në vend kanë qenë temë diskutimi në debatin për raportin e progresit të Komitetin për Marrëdhënie mes bashkësive. 

Fatmir Besimi, zv/ kryeministër për çështje evropiane ka thënë se ajo që shënohet dhe që mbetet përgjegjësi për të gjithë ne, janë, “disa incidente që janë shënuar në të kaluarën, sidomos në shkolla të cilat kanë pasur edhe karakter ndëretnik në mes fëmijëve apo nxënësve, sidomos në mes nxënësve të komunitetit maqedonas dhe shqiptarë të cilët kanë implikime të gjëra edhe në shoqëri në marrëdhëniet ndëretnike”. 

“Me këtë shënohet efikasiteti apo ndërhyrja e koalicionit qeveritarë që të mos zgjerohen këto incidente, mirëpo ajo që mbetet punë e përbashkët është që të evitojmë situatat e këtilla në të ardhmen për të krijuar një të ardhme më të mirë për rininë brenda vendit”, tha zv/kryeministri Besimi. 

Ndërkohë, Bekim Fazliu nga PDSH ka thënë se në Raport përmenden incidentet ndëretnike, rrahja e nxënësve, “Ju zv kryeministër a jeni interesuar ndonjëherë në Qeveri që të shihni se ku ka mbërritur zbardhja e këtyre rasteve e rrahjeve të të rinjve shqiptarë”. Ja t’ju rikujtoj se për çka bëhet fjalë. 

“A jeni interesuar që këta huliganë të dalin para drejtësisë, që ky polic që nuk e ka krye punën si duhet të del para drejtësisë, që ata që udhëheqin me këto institucione që duhet të garantojnë siguri për qytetarët të dalin para drejtësisë. A jeni përkujdesur që autorët e rrahjes së këtyre fëmijëve të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar deri tani”, pyeti Fazliu i PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button