Takohen partitë politike në Klubin e Deputetëve për zgjidhjen e krizës së re

Në ora 14, në Klubin e Deputetëve në Shkup, ka filluar  takimi me përfaqësuesit e partive politike me shpresë që do ta zhbllokojnë krizën për Kodin Zgjedhor, njofton Portalb.

Deklaratë ka dhënë vetëm përfaqësuesi I LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili ka thënë që në takim nuk do të bisedohet për asgjë tjetër derisa nuk zgjidhet problem me propozim-ekipin e prokurores special, Katica Janeva.

“Ne moszgjidhjen e plotë të ekipit të prokurores special, është shkelur Marrëveshja e Përzhinos. Kërkojmë nga Këshilli i Prokurorëve që plotësisht ta respektoj ligjin për Prokurori Speciale. Derisa. Derisa nuk zgjidhet ajo, Marrëveshja e Përzhinos është joaktive”, ka thënë Mançevski, njofton Portalb.

Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së në bisedime Antonio Milloshoski, para se të hyjë në Klubin e Deputetëve, vetëm shkurtër ka thënë që do të bisedohet për të gjitha çështjet kontestuese, ndërkaq lehtësuesi Piter van Hojte, nuk ka pasur koment de vetëm e ka konfirmuar që takimi i sotëm do të mbahet.

Në ndërkohë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dhënë një deklaratë të shkurtër në lidhje me bllokimin e procesit të bisedimeve.

Kryetari i LSDM-së e ka njoftuar reporterin Vajgl për shkeljen e Marrëveshjes së Përzhinos, me të cilën është e pamundur puna autonome e prokurores speciale, të cilës i garantohet me ligj për Prokurori Publike Speciale.

“Kjo është një tentativë e pushtetit të Gruevskit që LSDM të tërhiqet nga procesi i bisedimeve dhe tentativë për sabotimin e punës e pavarur të prokurores speciale”, ka thënë Zaev

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button