Drashkoviq: Nëse Serbia e ka kokë Kosovën, ajo ka 15 vjet që ka vdekur

​Lider i Lëvizjes së Ripërtëritjes serbe dhe shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviq ka thënë se qytetarëve të Serbisë duhet treguar edhe çfarë krejt do të jetë e rrezikuar Serbia, madje edhe në mënyrën më dramatike, nëse vendosin “ ta ngremë murin kosovar ndaj BE-së dhe Perëndimit “.

“Vrazhdë, ekonomikisht dhe demokratikisht do ta pësonte e gjithë Serbia. Viktimë e kaosit, e pashpresës dhe e rënies së shtetit e popullit do të ishin edhe serbët e Kosovës”, ka shkruar për “Danas” Drashkoviq.

Duke përcjellë fjalët e patriarkut serb Irinej se “Serbia pa Kosovën është trup pa kokë”, Drashkoviq ka shkruar se kjo do të thotë se Serbia “është e vdekur tash e 15 vjet”.

“Serbia është në vështirësi, madje të mëdha, por Serbia, edhe pa Kosovën e humbur, është e gjallë dhe ajo do dhe duhet të jetojë”, ka thënë ai, transmeton Koha net.
Drashkoviq, pasi ka përkujtuar rrugën e pavarësimit të Kosovës ka shkruar:

“Kina e madhe dhe e fuqishme, krahas Rusisë në KS, po na e “mbron” Kosovën në Serbi. Është për t’u menduar seriozisht, a është vërtet miqësore kur dikush nxit të mbroni atë që nuk e keni, me rrezikun e hapët që ta humbisni edhe që e keni”.

Ai ka shtuar se pavarësinë e Kosovës e kanë njohur shumica e vendeve të OKB –së dhe 23 nga 28 vende të BE-së.

Drashkoviq në vazhdim ka bërë krahasime ndërmjet “krimeve” të shqiptarëve kundër serbëve në Kosovë dhe të krimeve të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë.
Ai ka shtuar se trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë mund ta mbrojë policia e këtij vendi dhe policia e përzier shqiptare – serbe me garanci të BE-së.

“BE e NATO. Askush tjetër. Nuk duhet të harrojmë kurrë se gjatë okupimit shekullor turk, edhe Patrikanën e Pejës, edhe Deviçin e Graçanicën e Deçanin ,sikundër edhe qindra kisha dhe manastire në Kosovë, na i kanë ruajtur dhe na i kanë mbrojtur familjet dhe vojvodët vëllezër shqiptarë të manastireve”, ka shkruar Drashkoviq.

Lidhur me bisedimet në Bruksel ai ka thënë se ato nuk po i udhëheqin prefektët e Beogradit e të Prishtinës, por kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës.
Vuk Drashkoviq, në kohën sa ka qenë në pushtet, ka pasur qëndrim shumë të theksuar anti – shqiptar dhe anti Kosovë.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ky te pakten e paska kuptu qe Kosova eshte shtet i pavarur.Problemi eshte se ai popull ne mendime ata jane akoma ne kohen e gurit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button