LR-PDSH: shqiptarët trajtohen si fajtor kryesor kur pushteti është në krizë politike

Kryesia qendrore e Lëvizjes për reforma PDSH, apelon që grupet e punës ti kthehen dialogut politik dhe të respektojnë afatet e parapara në Marrëveshjen e Përzhinos. Apeli vjen pas mbledhjes së kryesisë qëndrore të kësaj partie e cila mes tjerash kërkon që të ndërpriten obstrukcionet që i bëhen Prokurores Speciale.

“Këshilli i prokurorëve publik të braktis rolin e të qenurit zbatues i agjendave partike dhe të fillojë të reflektojë në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.” thuhet në kumtesën e LR-PDSH.

Sipas kësaj partie, institucionet shtetërore dhe qeveria nuk mund të shlyejnë dyshimet që ngjarjet e 9 dhe 10 Majit në Kumanovë ishin një skenar i montuar.

Ndërmarrja e sërishme e akcioneve policore kundrejt popullatës civile shqiptare në Kumanovë dhe rrethinë, nuk do të thotë që jeni duke bindur opinionin publik në të kundërtën. Lëvizja për reforma PDSH nuk do të lejojë që shqiptarët të trajtohen si fajtor kujdestar sa herë që dikush dëshiron ti shmanget përgjegjësisë për krizën politike.Ju sigurojmë që Lëvizja për reforma PDSH do tu jep fund praktikave të montimit të proceseve ndaj shqiptarëve ditën që do të marrë legjitimitetin politik.” thuhet në kumtesën e LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button