Më mungon…

Titull “elegant” apo!?? Hmm…
Më duket që sa do pakë jemi të natyrës, paragjykues, nuk mund të mohojmë, ndoshta gjuha përton t’i bën lëvizjet, por truri sigurisht e thotë më të çmendurën, jo që e para ska guxim, por sepse e dyta posedon lirinë.

Vuajtje dhe kënaqësi në të njëjtën kohë, dhimbje shpirtërore te pa fund, ashtu siç gjuha ka nevojë për dëfrim, ashtu edhe shpirti e kërkon të njëjtën,
por si do të dëfrehet e mjera, kur gjuha nuk don të marrë përgjegjësi, sepse nuk arrinë dot të flet atë qe thotë shpirti.

U largua e vetmja që mund të fliste, dhe tani po kërkoja diçka që flet, dhe çuditërisht dikush u afrua, duke menduar që mund të më ndihmonë,
ajo ishte një fletë e bardhë që u bë dëfrim, dhe lapsi morri guximin që të bëhet fjalë.

“Vështirë që mund të përshkruaj të gjithë dhimbjen dhe mallin që ke për tënd atë” –
këto ishin fjalët e fundit të lapsit në vështirësi, dhe filloi të shkruajë…

Njëfarë kohe, si të ishte vendosur një pakt i heshtur, por që heshtja s’vërtetonte aspak, se ajo ishte harruar.
Kishte gëzim gjithandej, dashuri në çdo cep të zemrës së vetme, por ja që ata u zhdukën bashkë me vdekjen e tij.

Populli gjithmonë thotë në menyrë ironike: ‘vlerëso personin e dashur, para se të vdesë’,
por a mund të quhet jo vlerësim nga ana ime, një djalë i dalë nga adoleshenca, që ende vazhdonte lozjen me të si 4 vjeçarë.!?!!
Ka dhimbje, që nuk mund të vazhdoja lozjen me të, por vlerësimi për të ngelet i njejtë.

Ajo që më karakterizon mua tani pa të është vetmia, sepse ajo tani sa më shumë e tillë.
Pas vetmisë së parë, vinin vetmitë një nga një, dhe pas çdo njërës prap vetmi, dhe secila prej tyre ishte e rrethuar prej vetvetes. E vetme.

Tek po ndaheshim, duke mos e ditur që është fundi, befas me vështroi, sikur të më shihte për her të parë.
Habia në sytë e tij m’u dukë si e përzier me një dozë tmerri, njëkohsisht edhe kënaqësie.
Ishte kënaqësi e veçantë, si çdo kënaqësi që ndahet midis dy njerëzve. Por një sy i tretë pyeti: Udhëtari po niset drejt destinacionit, si duket?
Nuk besova, dhe vazhdova, me shpresën që në mbrëmje do të shihemi si gjithmonë, për të lozur lojën e famshme të 4 vjeçarit.

Telefonata e tmerrit ishte ajo që menjëher filliva të bëja rrugën tek ti, sa rrugë e largët ishte ajo, rrugë që në çdo cep ku shihte syri, kishte lutje, ku thoshte: shpresoj që nuk është e vërtet.
Vazhdoja rrugën, zemra kishte dhimbje, loti nuk arriti ti reziston dhimbjes, refuzoi dëshirën e dhimbjes dhe filloi të del jashtë.

Sa rrugë e largët ishte ajo. Rrugë e mbushur përplot dhimbje, detyrimisht duheshte të shkelja mbi të, qe të arrija tek destinacioni,
dhe përnjëher lapsi valoi flamurin e bardhë, dhe u dorëzua. Nuk po arrinë dot të shkruan fjalët e shpirtit, dhe fleta nuk po arrinë dot të mbanë fjalët e dhimbjes.

Tani dhimbjet po i bëj lutje, dhe po ia drejtoj Zotit të fjalisë, fjali e cila më duket sikur për mua posaqërisht është dërguar, dhe ajo më thotë: ” Me të vërtet, pas vështirësis vjen lehtsimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button