Tearcë, nesër shënohet dita e groshës

Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED, në bashkëpunim me Komunën e Tearcës dhe Shoqatën Ekologjike Maqedonase, me 17 Tetor (e shtunë) me fillim në ora 12 në oborrin e Sh.F. “Kiril Pejçinoviq “ në Tearcë, për të gjashtën herë e organizojnë manifestimin “Dita e Groshës“.

Manifestim i cili i tejkalon barrierat etnike, dhe në vend te parë i vendos vlerat e Pollogut si dhe të Sharrit.

Ngjarja kryesore përfshihet nga pjesa kulturore – artistike, ekspozitë të vizatimeve të punuara nga nxënësit, gara në mes të nxënësve për
përgatitjen e ushqimit më të mirë tradicional, si dhe degustimin e groshës dhe produkteve tjera ushqyese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button