Lube Boshkovski kërkon prokuroren speciale për rastin “Rover”

Lube Boshkoski ka lëshuar seancën gjyqësore nën pretekstin se nuk donë ta gjykojë Ilija Trpkov dhe do të pres që lëndën “Rover” ta marr prokurorja special Katica Janeva, si dhe lëndën “Fushata” për të cilën Boshkoski po vuan dënimin, transmeton Portalb.

Sot, për herë të tretë ishte thirrur seancë gjyqësore për rastin “Rover”, ku për vrasjen e Marjan Tushevski dhe Kiro Janev, akuzohet edhe ish ministri për punë të brendshme Lube Boshkoski.

Gjykata e apelit  kësaj radhe i ka liruar nga paraburgimi të akuzuarit Zoran Trajkovski, Sasho Jovanovski, Ivica Ristiq dhe Goce Mitrevski.

Sipas gjykimit të penales, Predrag Cubrillo, Millan Iliq dhe Millorad Kovaceviq janë dënuaar me burg të përjetshëm, Vuk Vukiceviq ka marr 15 vjet burg, Boshkoski 10 vjet e 6 muaj, njeriu i parë i sigurimit të Boshkoskit, inspektori Zoran Trajkovski është dënuar me 8 vjet e 6 muaj, nga shtatë vjet u dënuan Sashko Jovanovski dhe Ivica Ristiq, ndërkaq nga pesë vite e 6 muaj Goce Mitrevski dhe Nikolla Negrievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button