Vidhen 6 mijë euro nga shtëpia e një tetovari

Nga shtëpia e një tetovari gjatë natës  janë vjedhur 6 mijë euro, nga autorë ende të panjohur deri më tani, njoftoi zëdhënësi I policisë së Tetovës, Marjan Josifovski. Vjedhjen në polici e ka paraqitur djali i kryefamiljarit A.C.

“Rreth orës 22, hajnat kanë hapur me forcë derën e podrumit të shtëpisë, nga ku kanë hyrë në shtëpi. Nga banjoja kanë marrë një kuti metalike ku ka pasur 5 mijë euro dhe 14 mijë denar, më pas nga dhoma e fjetjes kanë marrë edhe tre unaza ari”, informon sot zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski. Ekipet policore kanë bërë shqyrtimin e  rastit dhe po punohet për gjetjen e hajnave.

Lajme të ngjashme

Back to top button