Kriza me migrantë, BE i ofron Turqisë 3 miliardë euro

Liderët e Bashkimit Evropian, pas takimit në Breuksel kanë miratuar një plan veprimi për Turqinë, me shpresë se do të lehtësojë fluksin e migrantëve në Evropë.

Ato i kanë ofruar Turqisë 3 miliardë euro, si dhe perspektivë në liberalizimin e vizave dhe në bisedimet për anëtarësim në BE.

Afro 600,000 migrantë kanë arritur në BE këtë vit, shumica duke udhëtuar nga Turqia në Greqi dhe pastaj duke vazhduar drejt veriut.

Turqia ka bërë një sërë kërkesash në këmbim të ndihmës për të frenuar fluksin.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se shuma prej 3 mliliardë eurosh që ka kërkuar Ankaraja, është diskutuar dhe duket e arsyeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button