Kumanovarët të shqetësuar: Nuk ndjehemi të sigurtë

Aksioni i fundit policor ka frikësuar dhe shqetësuar Kumanovën. Banorët për Portalb thonë se nuk ndjehen të sigurtë në shtëpitë e tyre. Ata frkohen mos rikthehen skena nga aksioni i 9 dhe 10 majit ku sipas tyre, panë tmerrin. Tani e tëra i ngjan një skenari klasik të njohur parazgjedhor apo për të fshehur kriza të tjera nga pushtetarët VMRO dhe BDI.

“Jo vetëm unë, por të gjithë dyshojnë se këto aksione janë të përgatitura për qëllime të pushtetit… Megjithësë janë bërë të shpeshta aksionet policore kohëve të fundit, për çdo herë po shqetësohemi edhe më shumë. Kjo që ndodh nuk është normale për një shtet. Më tepër shqetësuese është për fëmijët, të cilët në vend se të rriten me ëndërrat e tyre, me fantazitë e tyre të bukura, ata po rriten në  një atmosferë të frikshme. Përndryshe jo vetëm unë si tregtar, por thuajse askush nuk ndjehet i sigurt për të punuar e për ta zhvilluar biznesin.”– tha për Portalb një 43 vjeçar nga qyteti i Kumanovës.

“Askush nuk ka ditur asgjë, prandaj sot kemi qenë të gjithë të shqetësuar nga aksioni policor, gjatë së cilit u arrestua një bashkë-fshatar, i cili punon me drunj.  Se kam idenë pse po ndodhin këto aksione policore, por më duken absurde: në qoftë se një përson ka bërë ndonjë problem, atëherë le të thirret ai person në stacion policor e jo të bastiset në gjumë e të frikësohet tërë familja, se fëmijët mund të mbeten me pasoja.  Vërtetë në këtë vend më njeriu nuk mund të ndjehet i sigurt.”- deklaroi Elmedina Shabani, nga fshati Mateç.

Për Portalb foli edhe Barije Çetinkaya, nga qyteti: “Nuk është ndjenjë e mirë të shohësh policë të maskuar rrugës e me automjete të ndryshme. Nuk mund të mos shqetësohemi, kur ka aksione të këtilla policore. Shkurt: nuk e dijmë se çfarë është duke ndodhur. Familjarët që jetojnë në mërgim lajmërohen të pyesin, por as ne nuk e dijmë, në fakt. Duket sikur tash është fundi i regjimit dhe politikanët më nuk po dijnë çfarë të bëjnë. Përpiqen ta tollovisin situatën, ta ngrisin popullin në protesta, të nxisin konflikte ndëretnike… Kjo është e qartë.”

E pyetur se sa ndjehet e sigurt, 22 vjeçarja tha: “Po kush ndjehet i sigurt në Maqedoni?! 0,0%  është niveli i sigurisë: sot jemi duke jetuar, nesër nuk e dijmë se çfarë do të bëhet. Në Lagjen e Trimave po edhe në lagjen time u bë si në Texas, digjen vetura e çka nuk bëhet. Çdo ditë patjetër të ketë ndonjë lajm se çfarë po ndodh në Kumanovë. Çdo ditë policë… është bërë si Counter Strike… U mësuam më me aksione të këtilla e nuk po na bëjnë më përshtypje, nuk na duken më interesant.”/Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button