Rrepa e bardhë parandalon kancerin, ja vetitë e tjera kuruese të kësaj bime

Rrepa e bardhë ka përmbajtje të shumta të lëndëve minerale, duke bërë që të ketë një rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit tonë.

Disa nga vetitë e rrepës së bardhë janë:

Ruan freskinë e lëkurës

Përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës, si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

Shtimi i oreksit

Përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.

Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizmit

Përmban shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizmin. Si rrjedhojë e pastrimit të zorrëve rregullohet lëkura dhe zhduken puçrrat në fytyrë.

Parandalimi i kancerit

Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë pra edhe rolin e parandalimit të kancerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button