Hysaj: Me Shqipërinë bëmë ëndrrën realitet

I transferuar te Napoli falë këmbënguljes së Maurizio Sarrit, Elseid Hysaj është konfirmuar titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në kampin napolitan e kanë të vështirë të besojnë te titulli kampion, por 21-vjecari kuqezi merr si shembull ecurinë e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2016 për të treguar se ëndrrat mund të realizohen.

“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Është herët për të folur për titullin kampion, por mund të ëndërrojmë. Edhe me Shqipërinë ëndërroja kualifikimin në Europian, ndonjëherë ëndrrat realizohen”, tha Hysaj, transmeton Supersport.

Transferimi në këmbët e Vezuvit konsiderohet një katapultim për karrierën e Hysajt, i cili bën edhe dallimin mes Empolit dhe Napolit.

“Në Empoli ishin 5 mijë tifozë, një diferencë e ndjeshme me San Paolon. Mbështetjen e tifozëve të Napoli nuk e gjen kollaj në stadiumet e tjera. Në Itali pak klube kanë një tifozëri kaq të zjarrtë.”

Të Dielën të kaltrit do të përballen me Fiorentinën, kryesuesen e Serisë A, që për Hysajn e mban me meritë pozicionin që ka.

“Fiorentina nuk është rastësisht e para. Do të jetë një ndeshje e vështirë për edhe e bukur për t’u parë. Shpresojmë të japim më të mirën tonë në San Paolo.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button