Sinjal i ri nga Skocia për referendumin e pavarësisë

Kryeministri i qeverisë rajonale të Skocisë dhe lideri i Partisë Separatiste Kombëtare Skoceze (SNP), Nicola Sturgeon, dha sinjalin se nëse forcohen mbështetësit e pavarësisë në Skoci do të munden të shkojnë në një referendum të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sturgeon, në fjalimin e tij në kongresin vjetor që u mbajt në qytetin Aberdeen, të Partisë Seperatiste Kombëtare Skoceze (SNP) tha se: “Në qoftë se kemi evidenca të fuqishme dhe të qëndrueshme se njerëzit kanë ndryshuar mendimet e tyre, nuk kemi të drejt të injorojmë një referendum të ri”.

Sturgeon theksoi ndër të tjera se: “Me gjithë zemrën time besoj se Skocia duhet të jetë një vend i pavarur” dhe ka vërejtur se nëse Anglia tërhiqet nga BE-ja, një referendum i dytë për pavarësinë e Skocisë do të jetë i pashmangshëm.

Në referendumin të mbajtur më 18 shtator vitin e kaluar në Skoci, përqindja e mbështetësve të pavarësisë kishte ngelur në 45 për qind.

Partia Separatiste Kombëtare Skoceze (SNP), kishte arritur një sukses të madh në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën në muajin maj në Britaninë e Madhe dhe në Parlamentin britanik është prezantuar me 56 deputetë.

Kryeministri britanik, David Cameron, kishte premtuar se statusin e vazhdimit të anëtarësimit të vendit do ta sjellë në referendum në vitin 2017.

Mbështetja për anëtarësim e Skocisë në BE, në anketat e fundit është afruar në 60 përqind duke dalë mbi mesataren e Anglisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button