Komandant Haraçina në arrest shtëpiak

Portalb sapo u informua nga familjarët e Komandant Haraçinës, se komandanti, një nga të arrestuarit gjatë aksionit të sotshëm policor, u kthye në shtëpi. Ata njoftojnë se komandantin e ktheu policia me veturë deri në oborrin e shtëpisë, pasi i njejti është i paralizuar dhe nuk është në gjendje të ecë. Megjithatë, ai për 1 muaj do të jetë në arrest shtëpiak.

“Në ora 9:00 të mëngjesit policët e morën Ibrahimin.  Siç e dini ai është i sëmurë e nuk mund të ecë, por e tërhoqën zvarrë nga shtrati. Vëllanë tjetër e ndalën me automatik, që të mos afrohej për të ndërhyrë.”-deklaroi për Portalb, Arife Abazi, e motra e Komandant Haraçinës për momentin e arrestimit të komandantit. Ajo tregoi se e tërë familja ishin mbledhur, pasi, sipas saj, arrestimi i tij nuk ishte i drejtë. “Ai gjatë kohë është i sëmurë dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me atë çfarë thuhej.”-tha Abazi./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button