Qeveria e Kosovës dënon ashpër veprimet e opozitës në Kuvend

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër përdorimin përsëri të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur këtë sjellje të opozitës si të papërgjegjshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qeveria e Kosovës i konsideron sjellje të papërgjegjshme dhe në shpërputhje me çdo kod etik, moral dhe praktikë demokratike, veprimet e kundërligjshme dhe anarkike që përfaqësuesit e pakicës politike po ushtrojnë ndaj institucioneve dhe të zgjedhurve të popullit, duke përdorur mjete luftarake, me qëllim që të pengojnë funksionimin normal të shtetit të Kosovës” thuhet një komunikatën e Qeverisë.

Me këtë rast, ajo i ka bërë thirrje opozitës të heq dorë nga dhuna dhe sulmet mbi institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe që axhendat e tyre politike të përpiqen t’i realizojnë përmes mjeteve demokratike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj maksimal për debat të bazuar në rregullat demokratike dhe brenda institucioneve përfaqësuese, me qëllim të ruajtjes së konsensusit nacional, si dhe të përkrahjes së partnerëve ndërkombëtarë, SHBA-ve dhe vendeve e të BE-së, për procese madhore që lidhen me të ardhmen e qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës dhe që janë vullneti suprem i popullit të Kosovës” përfundon komunikata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button