Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti zgjidhet kreu i Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit

 

Ky Asociacion thuhet në njoftimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, është themeluar më 11 shtator 2014, si rezultat i bisedimeve të frytshme paraprake midis USHT-së, Universitetit Trakya dhe Universitetit të Sofjes.

Më datë 08.10. dhe 09.10.2015, nën kujdesin e Rektorit të Universitetit Trakya, Prof. Dr. Yener Yörück, në Edrene të Turqisë, u mbajt Kongresi i dytë i Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA), njofton Portalb.

Ky Asociacion thuhet në njoftimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, është themeluar më 11 shtator 2014, si rezultat i bisedimeve të frytshme paraprake midis USHT-së, Universitetit Trakya dhe Universitetit të Sofjes, me qëllim të krijimit të një platforme të përbashkët universitare për mbarë rajonin e Ballkanit.

Aktin e themelimit të Asociacionit në vitin 2014 e kanë nënshkruar gjithsej 36 universitete, ndër ta edhe USHT-ja, kurse në Kongresin e dytë këtë vit, janë anëtarësuar edhe 6 universitete dhe Asociacioni aktualisht numëron 42 universitete anëtare nga mbarë rajoni i Ballkanit.

Në rend dite të Kongresit, thuhet më tej, përveç ideimit të projekteve konkrete në të mirë të komunitetit akademik në rajonin e Ballkanit, ishte edhe marrja e presidencës dhe zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të Asociacionit, ku nominimi bëhej në mënyrë transparente dhe në sajë të dëshmimit të universiteteve anëtare.

“Pavarësisht nominimit të Universitetit të Selanikut dhe Athinës, USHT-ja mori shumicën e votave nga rektorët e pranishëm për presidencën e vitit 2017 dhe me këtë rast, Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti u zgjodh njëzëri President i BUA-së për vitin 2017”, thuhet në komunikatën të lëshuar nga zyra për informim e USHT-së.

Me këtë rast, USHT-ja shpreh falënderimet për Universitetin Trakya të Edrenesë, për të gjithë rektorët e universiteteve të tjera anëtare për mbështetjen e dhënë dhe për gjithë punonjësit e USHT-së, të cilët kanë kontribuuar që USHT-ja të radhitet në gjirin e universiteteve prestigjioze në rajonin e Ballkanit. Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti ka uruar suksese të tjera në të ardhmen dhe vazhdimin e rrugës së nisur drejt sukseseve të reja për Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button