“Dnevnik”: Greqia do Bullgarinë dhe Shqipërinë e Madhe

“Greqia dëshiron Shqipërinë e Madhe dhe Bullgarinë e Madhe”. Ky është titulli i gazetës maqedonase “Dnvenik”, në shkrimin i cili botohet pas propozimit, që thuhet se ka bërë përfaqësuesi grek, për emrin e Maqedonisë. 

Adamantios Vasilakis, negociatori grek për çështjen e emrit të Maqedonisë, sipas gazetës, ka propozuar emrin “Maqedonia sllavo-shqiptare”. 

Gazeta e cilëson këtë një propozim fyes dhe irritues, që tregon se Greqia nuk ka vullnet të mirë për të zgjidhur çështjen e emrit. Gazeta shkruan se ky propozim joserioz, është qëndrim i qeverisë greke dhe jo shpikje e negociatorit, një dëshmi se grekët nuk ndalen së promovuari tezën e “Sllavo-Maqedonisë” . 

Një diplomat maqedonas që foli për gazetën në mënyrë anonime tha se propozimi për emrin “Maqedonia sllavo-shqiptare”, në praktikë do të thotë “propozim grek për federalizmin e Maqedonisë. Ai është një “kalë Troje” që do të shkaktojë pasoja të rënda”. 

Lajmi është dhënë edhe nga media greke, që shkruajnë se ky më shumë se një propozim konkret, shpjegon kompleksitetin e çështjes, ndërkohë që ende nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Jashtme e Athinës për raundin e fundit të negociatave në Nju Jork, ndërkohë që as është konfirmuar dhe as është mohuar propozimi në fjalë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button