“Srbija danas” e pa Shqipërinë e Madhe edhe në takimin Zaev-Rama

Praktikën e disa ueb-faqeve serbe, që pretendojnë ta quajnë veten media, për të plasuar komente në formën e lajmeve, “Sërbija Danas” e shtyu dje një nivel tjetër më poshtë.

Gjegjësisht, duke e transmetuar lajmin integral të agjencisë shtetërore të lajmeve të Serbisë “Tanjug”, për vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Tiranë dhe për atë që është biseduar me homologun e tij shqiptar Edi Rama, “Srbija Danas” mbi lajmin në formë të titullit “ka ngjitur” komentin “RAMA PO E PËRHAPË SHQIPËRINË E MADHE: Po përgatit “SHENGENIN E KOSOVËS” për të gjitha vendet fqinje, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Vetëm për përkujtim, lajmi, i marrë nga  “Tanjug”, fillon me atë se në takim kryeministri shqiptar Edi Rama është angazhuar zbatim të “modelit Shengen” edhe me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, e jo vetëm me Kosovën.” Por ndërmjet citatit të Ramës se “modeli i Shengenit duhet të zgjerohet në tërë rajonin, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, me bindjen se të gjitha vendet e rajonit do të bashkohen në këtë proces. Kufijtë tanë duhet të bëhen të qarkullueshëm sikurse kufijtë e Bashkimit Evropian ” e deri te pretendimi se Rama “po e përhap Shqipërisë së Madhe” s’ka kurrfarë indi lidhës.

Gjegjësisht, në lajm askund nuk haset termi “Shqipëria e Madhe”, e në të s’ka asnjë shpjegim se prej ku angazhimi për kalim të kufijve, të cilët do të vazhdojnë të ekzistojë, donë të thotë krijim të Shqipërisë së Madhe.

Pra, as në deklaratën e plotë të Ramës nuk ka asnjë aluzion për ndonjë shtet të ri të zgjeruar, as “Srbija Danas” ke theksuar se kur Rama ka folur për atë, me çka deri diku do të mbështetej lajmi me pretendimet e komentuesit nga titulli. Me fjalë të tjera, me komentin në formë të titullit dhe lajm krejtësisht tjetër, sajti i lajmeve të gazetës serbe ka bërë një hibrid prej dhe komentit dhe lajmit, njëri si titull, i dyti si tekst.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button