Faktet, zemra e gazetarisë

Raportimi për personalitetin dhe imazhin e personave publikë duhet bazuar vetëm në fakte dhe argumente dhe jo në supozime të paargumentuara, madje as edhe me burim jo-relevant. Kjo rregullohet qartë edhe me Ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, neni 9 i të cilit obligon autorin e tekstit që të dëshmojë vërtetësinë e asaj që është shkruar, në rast të një procesi gjyqësor për shpifje dhe ofendim. Sigurisht, në rast të tillë, kur supozimet që shprehen në tekst dhe në titull nuk mbështeten me asnjë dëshmi materiale, është e vështirë për të dëshmuar vërtetësinë e tekstit, madje edhe nëse supozimet do të ishin të vërteta.

Plas edhe një aferë dashurie mes funksionarëve të VMRO së dhe BDI së   Ditari.mk   Regjistri i lajmitLinku deri te artikulli origjinal:Plas edhe një aferë dashurie mes funksionarëve të VMRO-së dhe BDI-së

Data dhe koha e publikimit: 06/10/2015

Data e recensionit: 13/10/2015

Recensues: Benjamin Arifi

Jo vetëm për shkak të përgjegjësisë juridike, por edhe në aspektin profesional gazetaresk duket se teksti lë shumë për të dëshiruar. Autori në njëfarë mënyrë është i vetëdijshëm se teksti nuk i përmbush standardet profesionale, për shkak të burimit kontrovers dhe mungesës së provave, por sidoqoftë vendos ta botojë.

Gazetari kontraverz maqedonas që jeton dhe vepron në Sërbi kohëve të fundit ka publikuar disa skandale të funksionarëve të BDI-se dhe atyre të VMRO-së. Lajmet e tij gati të gjithë mediumet shqiptare i kemi anashkaluar për shkak të ruatjes së kodit etik pasi në lajmet e tij shpesh kishte materiale eksplicite dhe shumë akuza të paargumentuara të personave të ndryshëm.

Megjithate këto lajme duhet të meren me rezervë.

Sidoqoftë, përveç që transmeton lajmin për të cilin është i vetëdijshëm se është në kundërshtim me etikën gazetareske dhe vjen nga burim jo-relevant, autori sjellë edhe supozime plotësuese, për afera të mëhershme të cilat nuk i saktëson e as argumenton.

Përndryshe kjo nuk është dashuria e pare mes funksionarë të BDI-së, disa nga të cilët kanë tejkaluar kufirin e bashkëqeverisjes duke krijuar edhe raporte dashurie.

Gazetari duhet çdoherë të informojë vetëm mbi bazën e argumenteve dhe burimeve relevante, tu shmanget supozimeve, burimeve të turbullta dhe akuzave të paargumentuara. Duhet mbajtur llogari jo vetëm për standardet profesionale dhe etike gazetareske, por edhe për përgjegjësinë juridike që mund të sjellë pasoja të mëdha financiare mbi autorin dhe median ku punon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button