Kosovë, opozita sërish gjuan me gaz lotsjellës në Kuvend (VIDEO)

Opozita sërish ka pamundësuar mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, duke hedhur gazë lotsjellës. Barrikadimi i opozitës tek foltorja e Kuvendit u bë duke mos pritur mirë uljen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselin në vendin e tij. Kurse, deputeti i Vetëvendosjes Faton Topalli dhe shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika-Kadaj Bujupi, kësaj here kishin marr përsipër ta gjuanin gazin lotsjellës.
Me t’u shpërndarë gazi lotsjellës në sallën e Kuvendit, Veseli u kërkoi deputetëve që të largohen nga salla, duke thirrur kështu një mbledhje të kryesisë. Para se të hynin deputetët në Kuvendit, ata së bashku me Presidenten e vendit Atifete Jahjaga, gazetarët, shoqërinë civile dhe mysafirët e ftuar në seancë iu janë nënshtruar kontrolleve të rrepta të sigurimit të Kuvendit.
Ndonëse kishte masa të papara të sigurisë deri më tani në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës thanë se gazi lotsjellës ka hyrë më herët në Kuvend me ndihmën e policëve.


Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button