Prokuroria speciale nën presion politik, në pikpyetje marrëveshja e Përzhinos!

Presionet ndaj Prokurores speciale, Katica Janeva janë goditje të procesit për të ardhur deri te zgjidhja juridike e krizës politike në vend. Presionet në formën e mos-pranimit të ekipit të plotë të Janevës, deklaratat e prokurorit Zvërlevski se ajo “qenka prokurori politike” madje dhe pranimit të iniciativës nga Gjykata kushtetuese e Maqedonisë për ta kontestuar kushtetushmërinë e Prokurorisë speciale, njohësit e çështjeve politike në vend për Portalb i vlerësojnë si tendencë për minimin e marrëveshjes së Përzhinos.
LEXO: Pushteti po e minon procesin e Marrëveshjes së Përzhinos

Gordan Kallajxhiev, ekspert për çështje juridike për Portalb thotë se nuk mund ta kuptojë arsyen e reagimit të Këshillit të Prokurorëve. LEXO: Prokurorët kundër Katica Janevës: Prokuroria Speciale është jo-kushtetuese

“Me gjasë me këto iniciativa vetëm po “çohet pluhur”. Me çfarë arsye pranohen disa ndërsa refuzohen prokurorë që njëherë janë zgjedhur nga ata- ”, tha për Portalb Kallajxhiev. Janë radikale këto akte, thekson ai.

“Nuk e di me çfarë argumente Këshilli Prokurorëve e refuzon ekipin e Janevës. Këshilli objektivisht nuk ka forcë as integritet t’i kundërvihet partive politike. Kështu që mendojë se këto veprime janë dorë e zgjatur e pushtetit, e dimë se ndikimi i VMRO-së është e madhe. Nuk e kuptoj pse VMRO të jetë e pakënaqur kur në përbërjen e prokurorëve ka njerëz të vet?! Mendoj se ekipi i Katica Janevës dhe vet ajo janë në dobi të VMRO-së, jo rastësisht portalet pro-qeveritare bënë bujë të madhe. ”, shprehet Kallajxhiev.

Profesori universitar Mersim Maksuti vlerëson se aktet e këtilla do ta ngadalësojnë dhe do ta dëmtojnë procesin e dialogut politik.

“Ndërhyrja në punën e prokurores speciale është rezultat i presionit politik, të ndikuar nga partitë në pushtet. Kjo nuk çon në zgjidhjen juridike të problemit. Përkundrazi, është një goditje për dialogun. Prokuroria speciale nuk po mund ta ketë lirinë e veprimit, kjo pengon zgjidhjen. Prokuroria speciale u zgjodh me vendimin e katër partive ajo nuk mund të quhet politike në këtë rast, pasi i shërben zgjidhjes së krizës”, theksoi për Portalb Maksuti.

Zhvillimet e tilla me prokuroren speciale, ndërkaq ka nxitur partinë opozitare maqedonase, LSDM, e cila është nënshkruese e marrëveshjes së Përzhinos, të mos merr pjesë në negociatat që zhvillohen për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

“Pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve, sot është thyer Marrëveshja e Përzhinos me ligjin për Prokurori Speciale”, ka thënë të mërkurën sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, para Klubit të Deputetëve në Shkup, ku deri më tani është mbajtur takimi i grupeve punuesë për Kodin Zgjedhor, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button