Kur është në krizë martesa juaj

Secila martesë ka problemet e veta dhe kjo është plotësisht normale. Por ju duhet ta dini se martesa juaj është seriozisht e rrezikuar kur:

Partneri juaj është kritiku më i ashpër

“Partneri juaj duhet të jetë miku apo mikesha e zemrës, bashkëpunëtori juaj më i madh në çdo aspekt. Por nëse nuk merrni asnjë mbështetje morale dhe kritikat janë të shpeshta në marrëdhënien tuaj, ky është një sinjal shumë problematik”, thotë Alicia H. Clark, një psikologe nga Uashingtoni.

Nuk ndani një sens humori me partnerin?

Çon sytë nga qielli sa herë që bëni një batutë apo qesh në mënyrë të ekzagjeruar? “Mund të mos ju duket e rëndësishme, por nëse partneri apo partnerja juaj nuk qesh me ju, atëherë ky është një problem”, thotë Gilbert. “Jeta është e vështirë; do të keni nevojë për dikë, i cili ua bën atmosferën më të lehtë.”

Më të dashuruar nga ideja sesa nga personi

Kur jeni të dashuruar, është e thjeshtë të injoroni ndonjë papërshtatshmëri me vetveten. “Por nëse jeni më shumë të dashuruar me idetë e partnerit apo partneres tuaj sesa me vetë personin, do të keni nevojë për një përballje më të madhe me realitetin”, këmbëngul ekspertja dhe shkrimtarja Marina Sbrochi. “Gjeni dashurinë e vërtetë të jetës suaj. Jetoni realitetin, kohën e tashme.”

Nuk jeni të mirëpritur në familjen e tij /saj

“Nuk është një shenjë e mirë për të ardhmen tuaj bashkë nëse keni njohur prindërit e tij / saj dhe nuk ju kanë pëlqyer”, shpjegon Gilbert. Akoma edhe më keq, nëse partneri juaj vazhdon t’ju lërë mënjanë në diskutimet apo bisedat familjare.

Sjellja e partnerit nuk pasqyron atë që thotë?

“Kontradiktat mes të thënit dhe të bërit janë një sinjal i zakonshëm i një marrëdhënieje problematike”, thotë Clark. Mund të filloni të pyesni veten nëse ia vlen vërtet të vazhdoni një lidhje të tillë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button