Deri në vitin 2050 Toyota planifikon të heqë prodhimin e automjeteve me benzinë ​​dhe naftë

Prodhuesi japonez i makinave Toyota, paralajmëroi një plan tejet ambicioz, sipas të cilit deri në vitin 2050 planifikojnë që pothuajse tërësisht të heqin prodhimin e automjeteve me benzinë ​​dhe naftë. Në këtë mënyrë, ky prodhues do të reduktojë ndjeshëm emetimet e gazit, raporton Anadolu Agency (AA).

Plani i ri mjedisor nënkupton që deri në vitin 2050 të zvogëlojë plotësisht prodhimin e automjeteve me motorët me djegie të brendshme, dhe të zëvendësojë ato me makina hibride dhe qeliza të karburantit. Motorët Hibrid kombinojnë dy ose më shumë burime të energjisë, kryesisht ky është një kombinim i motorit me benzinë ose dizel me një motor elektrik, ndërsa qelizat e karburantit gjenerojnë energji elektrike nga karburanti dhe përmbajnë emetime shumë të ulëta të gazrave të dëmshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button