Janjic: Gjermania po insiston që Kosova të pranohet në OKB

Analisti politik nga Beogradi Dusan Janjic, në një intervistë për RTS, ka thënë se Gjermania është duke insistuar që Kosova dhe Serbia, të ulen si dy vende të pavarura në OKB, duke aplikuar kështu modelin e dy Gjermanive, ku Serbia nuk e njeh Kosovën.

Janjic ka komentuar rreth zhvillimeve të fundit në relacionin Bruksel –Beograd. Zyrtarë të lartë serbë kanë thënë se BE ka prezantuar një amendament të ri në kuadër të Kapitullit 35, që ka të bëjë me integrimet e Serbisë në BE, e që ndërlidhet me Kosovën.

“Gjermania është duke insistuar në aplikimin e modelit të dy Gjermanive, një ditë sipas këtij modeli Kosova dhe Serbia do të mund të uleshin së bashku në OKB, Serbia duke mos e njohur, do të ketë ende befasi të tilla” ka thënë Janjic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button