Rinovohet rrjeti i ujësjellësit në Studeniçan 

 

Komuna e Studeniçanit në bashkëpunim me “Milieu Kontakt”-Maqedoni dhe me Shoqatën Qytetare “Karshiaka” me sukses ka realizuar projektin e renovimit të tërësishëm të rezervuarit të ujësjellësit në fshatin Studeniçan.

Ky projekt është pjesë e Agjendës së gjelbër të projektit të USAID-it Amerikan “Strategjitë komunale për ndryshimet klimatike”.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki në shoqëri të drejtorit të Misionit të USAID-it në Maqedoni Xhejms Stajn si dhe përfaqësuesve të organizatës “Milieu Kontakt”-Maqedoni  dhe përfaqësuesve të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” të mërkurën në mënyrë solemne kanë përuruar renovimin e tërësishëm rezervuarit të ujësjellësit në fshatin Studeniçan

“Do të zvogëlohen dukshëm harxhimet e energjisë elektrike gjatë punës së pompave të ujit, do të zvogëlohen defektet e shpeshta në rrjetin e ujësjellësit në Studeniçan. Në mënyrë direkte do të përshtatemi në ndryshimet klimatike apo nxehjen globale.”, potencoi kreu i komunës së Studeniçanit Azem Sadiki. Duke shtuar se ky është projekti fillestare i ashtuquajtur aksioni urgjent kurse tani nga sot po fillojmë vazhdimin e bashkëpunimit për projektin kryesor që do të del si propozim nga grupet punës që do të jetë në vlerë prej 100 mijë dollarë amerikan plus 30% nga buxheti i komunës.

Ndërkaq në fjalën e tij drejtori i USAID-it për Maqedoni Xhejms Stajn theksoi se ky projekt është i një rëndësie të veçantë pasi ka ndikim të drejtpërdrejt në jetën dhe përmasimin e kushteve të qytetarit.

Nga ana tjetër drejtori i “Milieukontak” Maqedoni Igor Slavkoski tha se Komuna e Studeniçanit është një ndër dhjetë komunat e para që është bërë pjesë e projektit “Strategjia Komunale për ndryshimet Klimatike” dhe se bashkëpunimi ynë i deritanishëm na bën të sigurt se kjo komunë është e vetëdijshme se ndryshimet klimatike po ndodhin dhe se me kohë po bëjmë përpjekje që të jemi të përgatitur për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button