Ermira Mehmeti për Portalb: Ose reforma në BDI, ose largime

Pas lajmit të Top Channel se BDI-në do ta braktisë edhe deputetja më e spikatur e këtij subjekti politik, Ermira Mehmeti ajo është prononcuar për Portalb, duke thënë se çështja e largimit të saj do të varet nga reformat që do t’i bëjë kjo parti.

“Përgjigja është e thjeshtë: ose do nisin reformat e mirëfillta, ose do të hapet kapitulli i largimeve.” shprehet për Portalb, Mehmeti duke mos detajizuar më shumë.

Largimin e saj nga BDI-ja, sipas TCH, deputetja Ermira Mehmeti pritet ta zyrtarizojë gjatë javës. Deri në fund të mandatit, ajo pritet të veprojë si deputete e pavarur dhe nuk ka paralajmërime se do t’i bashkëngjitet ndonjë partie të re.

Një ditë më parë, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ajo ka kërkuar reforma brenda BDI-së, duke kritikuar ministra të kësaj partie në qeverinë e Gruevskit.

“Asnjë funksion politik nuk është i përjetshëm, më së paku funksioni i ministrit! #REFORMA tani!”, shkruante ajo në rrjetin social.

Dy javë më parë, nga BDI-ja u largua zyrtarisht deputeti Zylfi Adili dhe njëri nga themeluesit e kësaj partie, Gëzim Ostreni, të cilët promovuan nismën për formimin e partisë së re “Uniteti”.

Edhe pas largimit të Mehmetit, BDI mbetet partia më e madhe shqiptare në Kuvend, me 18 deputetë. Megjithatë, dorëheqja e deputetes Mehmeti do të ketë efekt mjaft negativ për partinë e Ali Ahmetit, sepse vjen në një periudhë, kur janë paraqitur informacione se brenda kësaj partie ekzistojnë përçarje të thella.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button