Izraeli do të mbyllë disa lagje në Jerusalemin Lindor

Disa lagje në Jerusalemin Lindor nga e merkura e tutje do të jenë të mbyllura dhe të rrethuara nga forcat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo masë, e cila u miratua të mërkuren në mëngjes nga Kabineti izraelit për siguri, lejon policinë të vendosë se cilat pjesë të qytetit do t’i mbyllë pas përleshjeve të përditshme ndërmjet të rinjve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë që nga fillimi i tetorit. Nga ushtria izraelite konfirmuan se do të dërgojë gjashtë njësitë e saj për të mbështetur policinë izraelite.

Duke kujtuar përleshjet e fundit midis palestinezëve dhe izraelitëve, kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu tha para parlamentit të vendit, Knesset, se do të “qërojnë hesapet me sulmuesit që vrasin qytetarë të Izraelit”.

“Gjithkush që ngre dorën mbi ne, do të paguajë shtrenjtë”, tha Netanyahu.

Ai gjithashtu i përsëriti akuzat ndaj presidentit palestinez, Mahmoud Abbas dhe liderët e tjerë për nxitjen e sulmeve kundër izraelitëve, duke kritikuar politikat izraelite ndaj xhamisë Al-Aksa.

Kompleksi i xhamisë Al-Aksa, që konsiderohet i shenjtë nga muslimanët edhe nga hebrenjtë, i cili ndodhet në Jerusalemin Lindor pothuajse për një muaj vazhdon të jetë i mbyllur për muslimanët nën moshëm 50-vjeçare, ndërsa i hapur për vizitorët jomuslimanë. Ky vend shpesh herë është arenë e konflikteve ndërmjet dy grupeve fetare.

Ditëve të fundit në disa sulme në Jerusalem kanë humbur jetën tre persona, ndërkohë që më shumë se 20 të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button