Si dëshira për klikime e vret vërtetësinë

Titull shumëëëëëë i gabuar…

Firefox_Screenshot_2015-10-08T20-48-05.451ZLinku deri te artikulli origjinal: Varet kamermanja nga Hungaria që i pengoi migrantët

Data dhe koha e publikimit: 05.10.2015, 20:42

Data e recensionit: 08.10.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Vërtetësia në çdo tekst gazetaresk varet nga ajo se a është e saktë informata në të gjiha segmentet e produktit. Kjo nënkupton se elementet nga të cilat është i përbërë artikulli duhet të korespondojnë ndërmjet vete në pjesën e vërtetësisë. Nuk mundet titulli, si në këtë rast, të dallojë nga përmbajtja. Është absolutisht e palejueshme që senzacionalizmi në titull, që është plasuar për shkak të dëshirës për klikime, ta lë pas dore saktësinë. Ta qartësojmë, kamermanja e cila e zemëroi gjithë opinionin botëror pas aktit të saj të marrë, nuk është VARË, siç është publikuar këtu. Më saktë, një artist boshnjak ka vizatuar një karikaturë ku kamermanja është lidhur për njërën këmbë me kokën teposhtë, gjë që është theksuar qartë në artikullin e njëjtë. Domethënë titulli nuk është i vërtetë, është tendencioz dhe e orienton publikun në drejtim të gabura.

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara… – Kodi i gazetarëve.

Ideja e titullit në masë të madhe duhet të varet, të burojë nga teksti të cilit i përket, të përputhet me të dhënat, pikëpamjet e tekstit” – Zhanret e gazetarisë.

Pasi konstatuam se titulli konkret në çdo aspekt është i papranueshëm, që në të ardhmen të mos përsëriten raste të këtilla do të përmendim një pjesë të standardeve botërore për formulimin e titujve.

4 imperative për shkruarjne e titujve:

  • duhet të jenë të saktë;
  • duhet të kuptohen lehtë;
  • duhet ta tërheqin vëmendjen;
  • duhet ta përcaktojnë tonin e artikullit.

Test: Shija-аtraktiviteti-qartësia-vërtetësia

  • a ka elemente të pashijes?
  • a e tërheq vëmendjen e lexuesve?
  • a do të komunikojë shpejt dhe qartë?
  • a është i saktë, i vërtetë?

(Shkolla për gazetari, Universiteti i Kolumbisë)

Domethënë, është varë kamermanja, mirëpo në karikaturë, e ajo që është varë, për fat të keq, është vërtetësia.

Lajme të ngjashme

Back to top button