Reforma në drejtësi: Berisha takim me ambasadorin Dunald Lu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu dhe shefin e “OPDAT”, Jon Simbert.

Takimi mësohet se është zhvilluar në zyrën e ish-kryeministrit Berisha dhe mësohet se gjatë takimit është diskutuar për reformën në drejtësi.

Berisha ka falënderuar SHBA-të për ndihmën që po japin për këtë reformë të rëndësishme.

“Reforma në Drejtësi është jetike për vendin dhe duhet të bazohet tek transparenca “,- ka thënë gjatë takimit Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, për reformën në drejtësi duhet që të zhvillohen debate me të gjitha grupet e interesit.

Ka qenë shefi i “OPDAT”, Simbert ai i cili i ka bërë një ekspoze ish-kryeministrit Berisha për atë që është bërë deri më tani në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button