Thaçi “thumbon” opozitën: Pushteti fitohet vetëm me vota

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka reaguar ndaj veprimeve të mbrëmshme të opozitës, duke thënë se opozita po vazhdon të përdorë dhunë për të realizuar synimet e veta politike.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “lidershipi i opozitës duhet të kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e asesi me dhunë”.

Mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompenzohet me ekstremizëm politik. Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare”, ka shkruar Thaçi.

Rikujtojmë se mbrëmë ishte arrestuar dhe më pas edhe është liruar deputeti i Vetëvendosje!-s Albin Kurti, për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Pas arrestimit të tij, shumë aktivistë të opozitës ishin mbledhur përballë stacionit të policisë në Prishtinë duke kërkuar lirimin e tij. Ata madje kanë filluar që të hedhin gurë në drejtim të stacionit, duke thyer xhama të stacionit. Situata më pas eskaloi dhe pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe aktivistëve.

Gjatë natës së mbrëmshme janë djegur edhe disa vetura nga aktivistët dhe janë demoluar edhe rrethojat e zyrës së PDK-së që ndodhet në sheshin “Nënë Tereza”.

Lajme të ngjashme

Back to top button