Nëpër Maqedoni kanë kaluar 137.290 migrantë, nga të cilët 6.168 fëmijë pa prindër

Në periudhë prej orës 08:00 të ditës 12.10.2015 deri më 13.10.2015 në ora 08:00 janë lëshuar vërtetime për gjithsej 2.531 shtetas të huaj, prej të cilëve, 1.169 janë të gjinisë mashkullore, 427 të gjinisë femërore, 514 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 221 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit, kumtoi MPB-ja.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë – 1.329, Irakut – 543, të Afganistanit – 316, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën nga 19.06.2015 deri më 13.10.2015 në orën 8:00 janë lëshuar vërtetime gjithsej 137.290 shtetasve të huaj, prej të cilëve, 89.467 janë të gjinisë mashkullore, 18.408 janë të gjinisë femërore, si edhe 24.247 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, por edhe 5.168 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është lëshuar vërtetim për qëllim të shprehur për shtrimin e kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë – 96.696, pastaj të Afganistanit – 21.326, Irakut – 9.343, Pakistanit – 3.97, Palestinës – 1.402, Iranit – 1.125, Somalisë – 781, Bangladeshit – 759, Kongos – 430, Nigerisë – 235, Kamerunit – 204, Eritresë – 196, Etiopisë – 149, Sudanit – 123, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej orës 8:00 më 12.10.2015  deri më 12.10.2015 në orën 8:00 të mëngjesit në Sektorin për azil nuk janë shtruar kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprak për qëllimin për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri  më sot deri te Sektori për azil janë shtruar 68 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç’rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj tre  kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit. 

Në IP Qendra e pranimit për kërkesa të azilit në regjistrin ditor të aplikuesve të azilit për 12.10 2015 janë evidentuar gjithsej 5 kërkues të azilit, të gjithë burra.  Në mënyrë shtesë, konform nenit 48 nga Ligji për azil dhe mbrojte të përkohshme 4 kërkues të azilit (persona minorenë pa shoqërim të kujdestarit, person i mitur me shoqëri të kujdestarit dhe dy burra) janë përkujdesut në një vend tjetër për akomodim të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button