6 gabimet që i bëni gjatë larjës së flokëve

  1. I lani çdo ditë
    Stilistët thonë se flokët tuaja duken më mirë nëse i lejoni yndyrërave natyrore, të cilat fillojnë në lëkurë, të ngjiten deri në maja të fijeve të flokëve. Prandaj përdorimi i shamponit rekomandohet çdo të dytën ditë, apo çdo të tretën. Nëse jeni të shqetësuara se flokët duken me yndyrë, spërkatini rrënjët me shampon të thatë apo me ujë, që të ristiloni me tharëse flokësh.
  2. E ndryshoni shamponin
    Disa besojnë se ndërrimi i shamponit kohë pas kohësh, mund të bëjë flokët e juaja më të shëndetshme, mirëpo ekspertët thonë se duhet t`i qepeni atij shamponi që ju përshtatet. Sidoqoftë, nëse keni flokë të yndyrshme apo përdorni mjete ngjitëse për stilizim, duhet të thyeni rutinën me shampon pastrues, një herë në dy javë.
  3. Teprimi me shampon dhe balsam për flokë
    Në vend të shkumimit me shampon dhe kondicionimit të tërësishëm, koncentroni shamponin në drejtim të lëkurës së flokëve dhe kondicionerin nga mesi i boshtit në drejtim të skajeve të flokëve. Skajet e flokëve knë nevojë për më shumë lagështi ndërsa rrënjët e flokëve duan më pak, që të mund të mirëmbajnë vëllimin.
  4. E menjanoni kondicionerin tërësisht
    Nëse dëshironi të keni flokë vezulluese, përdorni kondicioner çdo herë që i lani ato. Kondicioneri e shkurton fërkimin dhe thyerjen kur i lani flokët më vonë. Nuk e dini, por kondicioneri mund të përdoret edhe për të larë flokët, në cilësi të shamponit. Ekspertët e kanë provuar një gjë të tillë dhe knë konstatuar se kondicioneri ndoshta nuk do pastrojë rrënjësisht mirëpo prap flokët e juaja do të duken dhe ndjehen freskët.
  5. Bëni dush super të ngrohtë
    Përderisa uji i ngrohtë i hap kutikulat e flokëve që të lejojë depërtimin e shamponit dhe kondicionerit, uji i ftohtë ndihmon në mbylljen e tyre dhe mbylljen e hidratimit nga kondicioneri- gjë që e bën flokun tuaj të duket vezullues dhe i shëndetshëm. Andaj, bëni dush të ngrohtë mirëpo në përfundim të dushit, lëshojeni ujin e ftohtë. Nëse nuk dëshironi dush të ftohtë, stilistët rekomandojnë derdhjen e një tasi me uthull molle të përzier me dy tasa ujë, pasi të keni larë dhe kondicionuar flokët.
  6. Shpëlarje e tepërt ( nëse keni flokë të ngjyrosura)
    Meqë flokët e juaja të ngjyrosura thithin dhe lirojnë më lehtësisht ujin, kur uji të largohet, largohet edhe ngjyra. Andaj përmbahuni me shpëlarjen dhe me ujë të vakët apo të ftohtë, pasiqë uji i ngrohtë e largon ngjyrën.

Lajme të ngjashme

Back to top button