O’Connell: Kosovës i duhet administratë publike jo partiake

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar mbi një takim që e ka zhvilluar me ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagcilar.

Ambasadori e ka cilësuar punën e Jagcilarit si njërën prej punëve më të vështira në Kosovë, pasi reforma në administratën publike është kruciale për të ardhmen e Kosovës.

“Takim i mirë me Mahir Jagcilar, Ministër i Administratës Publikë. Unë i thash atij që ai mund ta ketë një nga punët më të vështira në Kosovë. Reforma në administratën publike është vitale për të ardhmen e Kosovës. Investitorët kanë nevojë për besim se Qeveria do të punojë paanësisht,” ka shkruar O’Connell

Më tej, ai ka shtuar se integrimi evropian kërkon punë të madhe dhe administratë publike duhet të jetë apolitike dhe se Britania e Madhe janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë proces.

“Integrimi evropian kërkon punë shumë të madhe që sfidon të gjitha qeveritë dhe kandidatët e ardhshëm. Prandaj mendoj që Kosovës i duhet të punoj në sfidat e ngutshme tani, veçanërisht duke krijuar administratë publike profesionale dhe apolitike, duke përfshirë bordet publike. Kjo ka nevojë për vullnet për të bërë reformat themelorë. Ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë,” ka përfunduar ambasadori britanez, Ruairi O’Connell në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button