Gjykata urdhëron lirimin e djemve të ish-presidentit Mubarak

Një gjykatë egjiptiane urdhëroi sot lirimin e dy djemve të ish-presidentit Hosni Mubarak, të dënuar në maj me tre vite burg rreth një çështjeje korrupsioni, njoftoi një zyrtar i gjykatës dhe avokati i tyre.
Ala dhe Gamal Mubarak kishin paraqitur në gjykatë një kërkesë lirimi me argumentin se periudha që ata kanë kaluar pas hekurave në paraburgim, që prej revoltës së vitit 2011 që përkon me dëbimin e të atit të tyre nga pushteti mbulonte periudhën e dënimit prej tri vitesh, sipas një zyrtari të gjykatës dhe avokatit të tyre, Farid el-Deeb.

Të dy djemtë u dënuan në maj me tri vite burg për përvetësimin e më shumë se 10 milionë eurove, shumë e akorduar për mirëmbajtjen e pallatit presidencial.

Të ndaluar në vitin 2011, ata u liruan për një periudhë të shkurtër në janar 2015 në bazë të një vendimi të gjykatës duke e cilësuar se ata e kishin kryer periudhën maksimale në përputhje me ligjin për paraburgimin. Ata u arrestuan sërish në maj pas dhënies së dënimit./atsh

Lajme të ngjashme

Back to top button