Berisha flet për Fullanin: U arrestua dhe linçua me urdhër të Ramës

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për shpalljen si të pafajshëm të ish-Guvernatorit, Ardian Fullani. Sipas Berishës ky vendim përfundoi atë që ai e quan “farsë të turpshme politike, hakmarrëse dhe primitive” të Edi Ramës ndaj Fullanit. Ish-kryeministri shkruan se arrestimi i Fullanit ishte me urdhër politik të Edi Ramës. Më poshtë reagimi i tij i plotë:

“Te dashur miq, sot gjykata shpalli te pafajshem ish Guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani te arrestuar me urdher politik nga Edi Rama me akuza fallco per nje ceshtje qe ne asnje vend te botes perveç Korese se Veriut nuk mund te ndodhte.

Edi Rama shfrytëzoi vjedhjen në Banken e Shqipërisë të 7 milionë eurove që thonë se u përdorën për fushatë për të goditur politikisht njeriun që nuk mund të pranonte t’i dorëzonte piktorit dështak autonomine kushtetuese të Bankës së Shqipërisë. Edi Rama mbrojti dhe nuk lejoi as që të pyetet përgjegjesin direkt të sigurisë së arkes ku u vodhën paratë për fushatë, pasi ai kishte merita se kishte lejuar vjedhjen me urdhër të partise dhe në rast se do të merrej në pyetje i ati i top modeles së hajnisë të tatimeve, edhe do mund të tregonte porositesit e vërtetë të vjedhjes së 7 milionë eurove në Bankën e Shqiperisë dhe destinacionin e vërtetë të tyre.

Arrestimi dhe fushata primitive e linçimit stalinist publik të Fullanit dhe familjarëve të tij e një bankieri, që në kohërat e krizes më të rëndë financiare për Europen dhe botën dha kontributin më të madh në mbrojtjen e stabilitetit monetar dhe sistemit bankar të vendit jane fytyra e vërtetë e Edi Rames dhe suites së tij, që nuk kanë ligje as dhe moral dhe që po rrënojnë çdo ditë ekonomine dhe financat e shqiptarëve”- shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button