Një mjet shpërthyes është hedhur në shtëpinë e kryetarit të Komunës së Leposaviqit

Persona të panjohur sot herët në mëngjes hodhën mjet shpërthyes në shtëpinë e kryetarit të Komunës së Leposaviqit Dragan Jabllanoviq. Me këtë rast nuk ka patur viktima, por dëme materiale, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rreth orë 2:10 të mëngjesit, u hodh një mjet shpërthyes në shtëpinë e kryetarit të Komunës së Leposaviqit. Me këtë rast nuk ka pasur asnjë të plagosur, por vetëm dëme materiale në shtëpi dhe automjetin e parkuar para shtëpisë”, konfirmoi për AA Zheljko Bojiç, zëdhënës rajonal i policisë së Kosovës

Ai tha se njësia speciale e policisë doli menjëherë në vendin e ngjarjes dhe hetimi është ende në vazhdim.

Dragan Jabllanoviq është babai i Aleksandar Jabllanoviqit, kryetar i “Listës Serbe” i ndërruar kohë më parë, i cili nuk e pranon vendimin e Zyrës për Kosovën të qeverisë serbe.

Për shkak të këtij konflikti Dragan Jablanoviq dha dorëheqje nga posti i kryetarit të organit të përkohshëm të Komunës së Leposaviqit në sistemin e Republikës së Serbisë, duke thënë se ai mbetet kryetar i Komunës së Leposaviqit të Kosovës, për shkak se në atë pozitë është zgjedhur nga populli.

Lajme të ngjashme

Back to top button