Çekia e përkrah Maqedoninë për integrimet euroatlantike

Çekia dhe Maqedonia janë vende miqësore me marrëdhënie të mira bilaterale politike të cilat mund të përparojnë me këmbim të përvojave parlamentare dhe bashkëpunim në sferën ekonomike.

Këtë, ashtu siç lajmëroi korespondenti i MIA-s nga Praga, e konstataun në takimin e sotëm në metropolin çek, kryetari i Senatit të Çekisë, Milan Shteh dhe homologu i tij nga Maqedonia kryetari i Kuvendit Trajko Vlejanoski.

Marrëdhëniet e mira  pasqyrohen përmes përkrahjes së përhershme dhe intensive të Çekisë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe integrimin e vendit në BE.

“Çekia e vlerëson punën pozitive dhe përpjekjet të cilat Republika e Maqedonisë bën për çështjen e anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO”, theksoi Sheh.

Shteh theksoi se ashtu si deri tani, ashtu edhe në të ardhmen, Çekia në tërësi do t’i përkrahë  integrimet euratlantike të Republikës së Maqedonisë dhe do të ndihmojë me bartjen e përvojave konkrete për plotësimin e procedurës për integrim më të shpejtë  në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button