MASH- ndan 80 bursa për nxënësit pa prind

80 bursa për fëmijët pa prind të cilët mësojnë nëpër shkollat e mesme publike dhe private do të ndajë Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

‘Të drejtë konkurimi kanë të gjithë nxënësit që mësojnë nëpër shkollat e mesme të vendit dhe që plotësojnë këto kushte; të jenë nxënës të rregullt të vitit të parë ndërsa gjatë arsimit fillor kanë pasur notë mesatare 3.50; të jenë nxënës të vitit të dytë, tretë apo katërt dhe gjatë arsimit të mesëm kanë pasur sukses së paku 3.50; të posedojnë vërtetim nga Qendra për kujdes social ku vërtetohet se janë pa prind, të mos kenë përsëritur vitin, të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione apo organizata tjera, të jenë shtetas të RM-së’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion në MASH.

Kandidatët të cilët duan të konkurojnë nevojitet që më së voni deri më datën 13.11.2013, çdo ditë pune nga ora 9 deri më orën 15 ti dërgojnë dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkëncës.

Më shumë informacione të marrin në stipendii.mon.gov.mk

Rezultatet e kandidatëve fitues do të shpallen më 29 nëntor 2013./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button