Daçiq: Kapitulli 35 i papranueshëm nëse e ndan Kosovën nga Serbia

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka hedhur poshtë zërat se shteti serb do ta njoh në çfarëdo forme pavarësinë e Kosovës.

Ai për B92 ka konfirmuar se nuk do të pranohet kapitulli 35 nëse në të thuhet se duhet të definohen kufijt shtetëror të Serbise me fqinjet, transmeton Telegrafi.

“Nuk është e pranushme për ne kufiri mes Serbisë dhe krahines tone jugore. Mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka dhe nuk do të ketë kufi. Edhe nëse ekziston një gjë e tillë në kapitullin 35 të Bashkimin Evropian, nuk do ta nënshkruajmë”, ka thëne Daçiq, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në rrugën drejt organizmave ndërkombetare.

Ai ka thënë gjithashtu se në këtë rrugë Serbisë po i ndihmon edhe qëndrimi i pesë shteteve të BE-se me mos njohjen e pavarsisë së Kosoves.

Lajme të ngjashme

Back to top button