Ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot u nda çmimi shtetëror “11 Tetori” për vepër jetësore në sferën e kulturës dhe artit dhe në arsim dhe shkencë.

Fitues të çmimit “11 Tetori” për vitin 2015 janë shkrimtari dhe akademiku Mitko Maxhukov në sferën e kulturës dhe artit, ndërsa në sferën e shkencës dhe arsimit çmim e fituan prof. dr. Mahmud Hisa, profesor i gjuhës shqipe, prof. dr. Nikolla Jankullovski, kirurg digjestiv dhe prof. dr. Marjan Dimitrievski, historian dhe punëtor shkencor.

Çdo arritje në sferën e kulturës, shkencës, artit, shëndetësisë, çdi punim i shkruar, poemë, roman, vepër e pikturuar, jetë e shpëtuar…, sipas Nadica Mitreskës anëtare e Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror “11 Tetori”, paraqet edhe një kryengritje për edhe një fitore të korrur për kreativitet, origjinalitet dhe shprehje.

“Dhënia e mirënjohjes për këtë lloj bashkëkohor të luftës, paraqesin akt të mbështetjes së shtetit bashkëkohor të Maqedonisë të progresit dhe dmeokracisë. Shpresoj se çmimi shtetëror ’11 Tetori’ edhe gjatë kohë do të paraqesë simbol i Republikës së Maqedonisë të pavarir, të lirë, demokratike dhe do të jetë tregues i synimit drejt harmonisë dhe përparimit”, tha Mitreska.

Në Ndarjen e çmimit morën pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, deputetë…. Çmimi “11 Tetori” është mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimeve tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button