Në Pozharan dhe Krushevë të reshurat më të mëdha të shiut

Më së shumti shi në 24­orët e fundit ka rënë në Pozharan dhe Krushevë. Sipas matjeve të DPHM­së, në Pozharan kanë rënë 100 litra në një metër katror, në Krushevë 99, pasojnë Ohri me 90, Pretori me 87, Topollçani dhe Tetova me 82, Gjuripshtja dhe Prilepi 78, Gjevgjelia me 77, Shkupi 71, Mavrova dhe Berova me 70, Kumanova dhe Llazaropolja me 69, Kriva Pallanka me 68, Vinica me 63, Shtipi dhe Strumica 60, Dojrani 58, Manastiri 52, Pozhari 44 dhe Demir Kapia 34 litra në një metër katror.

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të dobëta të përkohshme të shiut, të cilat më të shpeshta do të jenë në pjesët perëndimore të vendit.

Do të fryejë erë mesatare juglindore, ndërsa në jug dhe përgjatë luginës së Vardarit përkohësisht do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 15 gradë, ndërsa ajo ditore prej 16 deri 21 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe reshje të përkohshme të dobëta të shiut dhe me erë mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 19 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button