Ali Ahmeti ngushëllon Erdoganin dhe popullin turk

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një telegram ngushëllimi dërguar presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, shpreh ngushëllimet e tij dhe të BDI-së për viktimat nga sulmi i djeshëm terrorist në Ankara.

Ja ngushëllimi i Ali Ahmetit:

I nderuari Kryetar Erdogan, më lejoni që në emër të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta juve, popullit turk dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e sulmit terrorist në Ankara.

Të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim i bashkangjitemi përpjekjeve për ta kundërshtuar terrorizimin dhe shprehim solidaritet me popullin turk duke ndarë dhimbjen me ju në këto momente të vështira për vendin tuaj.

Viktimat dhe të plagosurit nga ky sulm i tmerrshëm janë në lutjet e të gjithë qytetarëve tanë. Jam i bindur se familjarët e viktimave dhe të plagosurve, por edhe Turqia do t’a tejkaloj këtë tragjedi me përkrahjen e pa rezervë të gjithë miqve të Turqisë demokratike”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kreut të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button