Zaev: LSDM lufton për barazi kushtetuese për votën e Diasporës

LSDM nuk është kundër që Diaspora të mos votoj, por lufton për barazi kushtetuese të votës, deklaroi lideri opozitar Zoran Zaev.

“Propozimi jonë është që të ketë census dhe të zgjidhet deputeti me po aq vota sikur edhe në Maqedoni. Apo votat e njerëzve tanë që votojnë në Diasporë, të hynë këtu në një njësi zgjedhore apo sado që janë në fund njësi zgjedhor dhe në këtë mënyrë të marrin trajtimin e njëjtë me votën e qytetarëve këtu, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për qytetar në Maqedoni apo maqedonas që jetojnë në Diasporë” deklaroi Zaev.

Lideri i LSDM-së njoftoi se ndërmjetësi belg Piter van Hojte grupeve të punës do t’ua prezantoj zgjidhjen përfundimtare rreth tekstit të ligjit.

Lidhur me mundësinë që deputeti i BDI-së Talat Xhaferi sërish të aktivizoj ligjin për moratoriumin e “bombave” Zaev tha se ndaj kësaj do të reagoj me publikimin e bombave në foltoren e Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button