Kabineti i kryeministrit të Turqisë: Në sulmin terrorist në Ankara humbën jetën 95 persona

Të patën 95 persona janë vrarë, ndërsa 246 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit terrorist që ndodhi në kryeqytetin turk, Ankara, konfirmohet nga kabineti i kryeministrit të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy bomba shpërthyen dje në mëngjes në afërsi të vendit në të cilin mbaheshin mini protesta. Nga qendra e koordinimit të kabinetit të kryeministrit të Turqisë njoftuan se 48 persona gjenden në përkujdesje intensive në spital.

Aktualisht prej 95 të vrarëve, janë identifikuar 52 njerëz. Lidhur me këtë sulm, kryeministri turk, Ahmet Davutoglu shpalli tre ditë zie në mbarë vendin.

Po ashtu, identiteti i autorit të sulmit terrorist në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor në Ankara ende nuk është vërtetuar. Sipas Davutoglu, ekzistojnë “shenja shumë të forta” që flasin se sulmin e shkaktuan dy vetëvrasës me bombë.

Burime të sigurisë në Ankara deklaruan për AA se sulmin e realizuan dy vetëvrasës me bomba duke përdorur eksploziv TNT, me një topth metali të instaluar në mjetin shpërthyes.

Policia tha se ka gjetur pjesë të trupit që, siç pretendohet, u përkasin dy sulmuesve me bombë, dhe se po bëhen përpjekje në identifikimin e tyre. Në rrjedhë është kontrollimi i kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes.

Zyrtarët në Ankara po ashtu deklaruan se metoda e sulmit dhe sasia e eksplozivit që është përdorur, është e ngjashme me sulmin në qytetin Suruc i cili ndodhi gjatë korrikut të këtij viti, ku në shpërthimin mbi një tubim të aktivistëve prokurdë humbën jetën dhjetëra persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button