Danaj: Shqiptarët e Maqedonisë t’i bashkohen Shqipërisë Lindore, Gruevski mjaft u tall

Politologu dhe ideatori i Listës për Shqipërinë natyrale, Koço Danaj, ka trazuar dhe provokuar edhe një herë Serbinë, Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, në një intervistë dhënë për “News Sot

Gjatë një interviste, Koço Danaj ka deklaruar se e vetmja rrugë për paqen në rajon është shpërbërja e Maqedonisë dhe bashkimi i një pjesë të saj me Shqipërinë, siç ishte para vitit 1913. Danaj pohoi ndër të tjera se Konferenca e Londrës nuk është e ligjshme dhe nuk ekziston, ndërsa ka shtuar se gjatë një pasdite, u mblodhën 5 ambasadorë për të pirë çaj dhe copëtuan Shqipërinë.

Ideatori i Listës për Shqipërinë natyrale , ka pohuar se ka ardhur koha për rrëzimin e kësaj konference kriminale, e cila vendosi copëtimin e kombit shqiptar në pesë pjesë. Ai pohoi se pas 100 vitesh, kemi të bëjmë me dy shtete shqiptare, Shqipëri-Kosovë, kemi të bëjmë me gjysmë shteti shqiptar, në Maqedoni, me pakica shqiptare në Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, kemi të bëjmë me një krahinë shqiptare, e cila u dëbua me gjenocid, e cila quhet Çamëri. Danaj shtoi se kufijtë e Shqipërisë janë nga Presheva në Prevezë, nga Durrësi në Shkup.

Ndërkaq, Danaj ka nisur edhe mbledhjen e firmave për shfuqizimin e Konferencës së Londrës, nismë e cila ka tërbuar Serbinë dhe Greqinë, ndërsa ka ndezur edhe mediat e Evropës.

Çfarë e pengon Maqedoninë të integrohet në BE, kur thoni se nuk është vetëm çështja e emrit të Republikës së saj?

DANAJ: Emri është pretekst. Po të ishte se seriozisht do të ishte çështja e emrit problemi, psh, me krizën katastrofike greke, do të ishte shumë e lehtë që kancelaria gjermane Merkel, vetëm me një telefonatë që do t’i bënte kryeministrit grek, e t’i kushtëzonte marrjen e ndihmesave të miliardave euro me pranimin e emrit të Republikës së Maqedonisë, të jeni të sigurtë që gjithë grekët do ta pranonin kokulur për 30 minuta Maqedoninë me emrin që ka. Por, zonja Merkel nuk e bën këtë. As SHBA-ja nuk e bën këtë.

Duket që bashkësia ndërkombëtare nuk di se çdo bëjë me këtë shtet. Sepse në këtë Maqedoni ka vdekur ajo që e shpëtoi në 2001-in. Ka vdekur marrëveshja e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit ishte kompromisi më i madh që bënë shqiptarët, edhe nën ndikimin e trysnisë së ndërkombëtarëve, për të shpëtuar Maqedoninë. Ndërkaq, shovinizmi maqedonas këtë marrëveshje e cilësoi të dyshimtë, e ka hedhur poshtë. Kjo Maqedoni nuk mund të ekzistojë dot më, kështu siç është. Qeveria e Gruevskit nuk pranon t’i konsiderojë shqiptarët të barabartë.

Për shqiptarët, ka rrugë tjetër?

DANAJ: Po, ka një rrugë tjetër, shumë të drejtë e të garantuar. Shqiptarët e kanë trungun e tyre. Shqiptarët e kanë vendin e tyre. Shqiptarët nuk janë pjesë e Maqedonisë Perëndimore, shqiptarët janë pjesë e Shqipërisë Lindore. Bullgaria nuk i njeh Maqedonisë identitetin, Greqia nuk i njeh emrin, Serbia nuk i njeh Kishën. Përjashto Shqipërinë, e cila gjithmonë, me altruizëm politik, të neveritshëm, absurd, ia njohu të gjitha të drejtat Maqedonisë. Në këto kushte, ka vetëm një rrugë: Maqedonia stabilizohet, kur shqiptarët të shkëputen e të bashkohen me Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button