Mes shovinizmit grek dhe paaftësisë maqedonase

Erol Rizaov, kolumnë- “Rruga më e shkurtë drejtë zhdukjes”, Utrinski Vesnik
Ardhmërinë edhe më tej po na e përcakton shovinizmi Grek, egoizmi  i fuqive t mëdha dhe politikanët e paaftë të Maqedonisë. Politika e arsyetimeve të vazhdueshme në vend të zgjidhjes, është rruga më e shkurtë drejt zhdukjes së një shteti dhe një populli.

Sllobodan Najdovski, kolumnë- “Çka ndërtojnë dhe vallë vjedhin?”, Utrinski Vesnik
Manastirasit sot do ta kishin mundësinë të  kenë një rrugë moderne nëse në vend të Shkupi 2014, të hollat do të harxhoheshin për ndërtim të autostradës, por kush ua ka fajin.

Gordana Duvnjak,editorial-“ Dislajk kishtar për Fejsbuk-un”, Utrinski Vesnik
Për fat të keq, KOM po sillet në të njejtën mënyrë si partia në pushtet, duke i përdorë të njëjtat metoda të sundimit dhe funksionimit. Nuk duron kritikë as për daljen nga shabllonet, për të cilin shkak dhe i dënon të padëgjueshmit në radhët e saj.

Miroslav Grçev, kolumnë-“ Mal  feçesh i mbuluar me tyl”, Sloboden Peçat
Detaji më joshës i kartolinës fekale shoqërore të Maqedonisë është tyli i mëndafshit, të cilin VMRO- DMPNE  e thur prej vetëm një peri- nga insistimi se çdo zbrazje kriminele zorrësh e tyre në vend publik është sipas të gjitha rregullave.

Branko Gjorgjevski, koment- “Drejtësia e rehabilitimit”, Dnevnik
Pse në një vendim gjykate të dikujt duhet edhe më tej të qëndrojë se ka qenë “vrhovist”, “vançomihajlovist”  “ përfitues lufte”  “nacionalist maqedonas,” “irredentist…” kualifikime ideologjike me të cilat janë të mbushura burgjet Maqedonase dhe Jugosllave në emër të mbrojtjes së SFRJ.

Toni Naunoski, kolumnë- “Vijat tona të kuqe janë imperativ”, Dnevnik
Nëse Zaevi është serioz në deklaratën e tij se asgjë tjetër përveç R.M. dhe popullit Maqedonas nuk është e pranueshme për zgjidhje për LSDM në kontekst të çështjes së emrit, kjo është një kthesë e papritur pozitive.

Ilija Dimovski, kolumnë- “Ta bashkojmë shfaqjen për Maqedoninë”, Dnevnik
Ka ardhur koha për të festuar Gjorçe Petrov dhe Boris Sarafov, dhe Dimitar Vllahov e Todor Aleksandrov, dhe Metodija Andonov Çento e Mihajlo Apostolski. Ka ardhur koha ta bashkojmë shfaqjen për Maqedoninë tonë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button